Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" zhvillon punime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes

2024/09/zyrtare-uji-i-uj-euml-sjell-euml-sit-t-euml-mitrovic-euml-s-euml-sht-euml-plot-euml-sisht-i-pijsh-euml-m_hd.jpg

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.

Punimet në rrjetin e ujësjellit do të zhvillohen në rrugët “Shaban Igrishta” dhe “Aradha 142”, e po ashtu edhe në fshatrat Shupkofc, Rahovë dhe Stan Tërg, shkruan Telegrafi.

Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: "Selanikut", "Shemsi Ahmeti", në lagjen “Tunel i Parë” dhe në Bair tek kazerma “Enver Zymberi”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes. /Telegrafi/