Please enter at least 3 characters.

Krasniqi thotë se formimi i Ushtrisë së  Kosovës është meritë e Thaçit dhe Veselit

2021/06/ceremonia-e-zbarkimit-te-kontingjentit-te-FSK-se-ne-misionin-e-pare-paqesore-jashte-vendit-foto-Ridvan-Slivova-58.jpg

Në trevjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës

“Tri vite më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi legjislacionin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë Kadri Veselit, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/