Please enter at least 3 characters.

Konflikti për pronat në Vlorë: Kushërirat rrihen Live në televizor! (Video)

2016/01/konflikti-p-euml-r-pronat-n-euml-vlor-euml-kush-euml-rirat-rrihen-live-n-euml-televizor-video_hd.jpg

Dy zonjat ishin bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” për të zgjidhur konfliktin e pronësisë, të nisur disa vite më parë. Gjyshi i tyre, i ndarë nga jeta në vitin 1983, kishte në pronësi një hapësirë të madhe toke në Vlorë, të cilën ua kishte lënë trashëgimi 5 vajzave dhe djalit të tij të vetëm.

Sipas pretendimeve të njërës nga zonjat, djali në vitin 2009 kishte bërë një akt noterimi dhe i kishte kërkuar nënës së saj të firmoste, ku bënte dhurimin e pronës, por, gjithmonë sipas pretendimeve të saj, nëna nuk ishte e vetëdijshme mbi atë që i ishte kërkuar.

Në debat e sipër ato janë konfliktuar fizikisht, gjë që ka kërkuar ndërhyrjen e moderatorit “Ardit Gjebrea”.