Please enter at least 3 characters.

Konflikti në Ukrainë, Majko: Ushtria Ruse po sulmon rajonet shqipfolëse në Odesa

2016/01/pandeli-majko-nuk-euml-sht-euml-fitore-e-askujt-por-urime-kosov-euml_hd.jpg

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur sot se Ushtria Ruse po sulmon rajonet shqipfolëse afër qytetit e Odesës, të njohur ndryshe si shqiptarët e Ukrainës.

Në një njoftim në Twitter, Majko ka thënë se mjafton një kërkim në Google për fjalët “Arnaut, Odesa” dhe secili do të kuptoj se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve në Ukrainë.

"Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave", ka shtuar Majko.

Sipas një reportazhi të Top Channel, në Ukrainë jetojnë rreth 5,000 shqiptarë të larguan nga zona e Korçës, fill pas pushtimit turk.

Ata për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=p1rTe5PVtKA