Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian pozon e zhveshur me vajzën ngjitur për trupi, kritikët mendojnë se e ka tepruar

2018/10/KimKardashiannnn-e1540741432564.jpg
265:"NEW YORK, NY - OCTOBER 09: Kim Kardashian West attends Tiffany & Co. Celebrates 2018 Tiffany Blue Book Collection, THE FOUR SEASONS OF TIFFANY at Studio 525 on October 9, 2018 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Tiffany & Co.)
34:"Getty Images for Tiffany & Co.

Kim Kardashian ka ditur gjithmonë që të marrë vëmendjen e faqeve rozë me imazhet që i publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo është duke e reklamuar koleksionin e ri të kozmetikës, ndërsa si pjesë e fushatës reklamuese i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, teksa për gjoksin e saj e ka mbështetur vajzën nëntëmuajshe, Chicago.

"Fëmija im engjëllor", ka shkruar Kim në përshkrim duke përmendur më pastaj produktin e 'KKWBeauty'.

Me këtë fotografi, 38-vjeçarja e reklamon produktin për hijen rozë për sy.

Fotografia ka marrë më shumë se 4.3 milionë pëlqime nga fansat e shumtë të saj në Instagram.

Mirëpo, krahas atyre që e kanë lavdëruar, ka pasur edhe të tillë që nuk u pëlqen një imazh i tillë.

Një grup kritikësh konsiderojnë se Kim e ka tepruar me këtë pozë dhe se është shembull i keq për fëmijët e saj. /Telegrafi/