Please enter at least 3 characters.

Keqtrajtoi fizikisht vëllain e tij, arrestohet gjakovari

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/