Karaxhiq shpreson se Kosova do ta respektojë marrëveshjen
Ai tha se nuk do të ankohet në Gjyqin arbitrar sportiv në Lausanne të Zvicrës, pas ankesave të shumta që i dërgoi në FIFA më herët. FFS-ja ishte ankuar kinse FFK-ja ka përdorur simbole të shtetit që sipas vendimit të FIFA-së, nuk i lejohen.
Pas përgjigjes së FIFA-së, duket se Karaxhiq ka “ulur veshët” apo ndoshta pazari ka qenë zhvillimi i ndeshje miqësore me Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës më 4 shtator në Banja Lluka, por për këtë sipas rregullave në fuqi janë respektuar ligjet, duke u marr leja paraprake nga Federata e futbollit e Bosnje e Hercegovinës, UEFA-së e FIFA-së.
“Shpresoj se e ashtuquajtura, Federatë e futbollit e Kosovës në të ardhmen do të respektojë marrëveshjen, në të cilën ekziston klauzola që mund të kthehemi në fillim nëse gjërat nuk janë ashtu si jemi marr vesh”, tha ai për gazetën beogradase, “Kurir”, transmeton “Sporti1”.
“Nuk do të ankohemi në gjyqin në Lausanne sepse respektojmë FIFA-së. Ajo është organizata e jonë dhe nga ata kërkojmë të respektojë krenarinë kombëtare dhe këtio ide”, tha Karaxhiq. /KP/Telegrafi/


