Please enter at least 3 characters.

Juventusi e aktivizon klauzolën e lojtarit, Mandragora rikthehet te bardhezinjtë

2020/03/GettyImages-1172925137.jpg
313:"TURIN, ITALY - OCTOBER 01: Federico Bernardeschi of FC Juventus celebrates after scoring the second goal of his team with teammates during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Bayer Leverkusen at Juventus Arena on October 1, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Transferimi i parë i Juventusit në afatin kalimtar veror do të jetë Rolando Mandragora.

Në fakt do të jetë një rikthim i mesfushorit italian në Juventus, pas dy viteve të kaluara te Udinese.

22-vjeçari është rritur shumë këto dy vite në Udinese dhe falë formës fantastike ka arritur edhe në Kombëtaren A të Italisë.

Juventusi kishte mundësinë për ta aktivizuar klauzolën për rikthimin e lojtarit dhe Zonja e Vjetër e ka bërë këtë gjë.

Rolando Mandragora. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Italisë ka pranuar të paguajë 20 milionë euro për rikthimin e Mandragoras.

Mesfushori qendror megjithatë nuk e ka të ardhmen e sigurt te bardhezinjtë, pasi ai mund të përdorët si shkëmbim.

Opsioni i parë është që Juventusi ta përfshijë në marrëveshje te Fiorentina për Federico Chiesan.

Ndërkohë një tjetër mundësi është që Juve ta dërgojë te Roma mesfushorin në këmbim të Bryan Cristantes.

Gjithsesi i sigurt është vetëm rikthimi i mesfushorit italian te Juventusi, por që e ardhmja e tij është ende e paqartë. /Telegrafi/