Please enter at least 3 characters.

Juventus dhe Napoli i bashkohen garës për Grimaldon

2019/04/GettyImages-1065929810.jpg
301:"MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Renato Sanches of Bayern Munich and Alex Grimaldo of Benfica in action during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Alex Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Alex Grimaldo është bërë njëri nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në Evropë.

Spanjolli ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Benficën duke shkëlqyer si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

Në 50 ndeshje zyrtare, Grimaldo ka arritur të shënoj shtatë gola dhe të asistojë në 10 të tjerë.

Këto statistika dhe ndeshjet e mira kanë bërë që edhe vlera e tij të rritet dhe të ketë interesime nga ekipe të mëdha.

Alex Grimaldo. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat e fundit që i janë futur garës për shërbimet e Grimaldos.

Real Madrid, Atletico Madrid dhe Arsenal gjithashtu kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë spanjoll.

Benfica është gati ta lë të lirë mbrojtësin të largohet për një skuadër më të madhe, por dëshiron që nga shitja e tij të përfitojë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/