Juve shkon në pushim me epërsi të dyfishtë, Di Maria debuton me gol
15/08/2022
Një gjysmë e parë dinamike është zhvilluar në Allianz Stadium ndërmjet Juventusit dhe Sassuolos.
Të dyja skuadrat ishin në kërkim të golave në fraksionin e parë, por brenda 45 minutave të para realizuan vetëm nikoqirët.
Alex Sandro dhuroi një harkim në zonë, ndërsa Angel Di Maria goditi me të parën duke e lënë të pashpresë portierin mysafir (26’).
Rastet nuk munguan edhe në anën tjetër të fushës, megjithatë rrëzimi i Dusan vlahovic në zonë u ndëshkua me penallti nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit e mori vet sulmuesi i Bianconerëve dhe ishte i saktë nga pika e bardhë (43’). /Telegrafi/
https://twitter.com/Hustlerrs1/status/1559261253268299779


