Please enter at least 3 characters.

Jolie viziton qytetin e rrënuar të Mosulit dhe refugjatët sirianë në Irak

2018/06/AngelinaJolie-1.jpg
502:"MOSUL, IRAQ - JUNE 16: (EDITORIAL USE ONLY) In this handout image provided by United Nations High Commission for Refugees, UNHCR Special Envoy Angelina Jolie visits the Old City in West Mosul during a visit to Iraq, on June 16, 2018. According to local residents, beneath the rubble in the background are the bodies of several ISIS fighters and also unexploded ordnance. Less than a year after its liberation, much of West Mosul still lies in ruins. (Photo by Andrew McConnell / UNHCR via Getty Images)
12:"Getty Images

E dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, Angelina Jolie, gjatë të dielës e ka vizituar kampin e refugjatëve sirianë në veri të Irakut, për t'i mbështetur të ikurit nga lufta disavjeçare në Siri.

Ylli hollivudian e ka vizituar kampion Domiz, në të cilin qëndrojnë 33.000 refugjatë, të larguar nga lufta që po zgjat qe shtatë vite.

43-vjeçarja ka arritur atje në orët e hershme të mëngjesit dhe është takuar me familjet që ndodheshin në kamp.

(Foto: Getty Images)

Një ditë më parë, Jolie e kishte vizituar Mosulin, qytetin verior të Irakut, të cilin forcat qeveritare e kanë kthyer nën kontroll në vitin e kaluar duke triumfuar ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Gjatë kohës sa ishte nën ISIS-in, nga qyteti kishin ikur rreth 900.000 njerëz. Në Mosul, Angelina është takuar me banorët lokalë, si edhe i ka vizituar vendet e bombarduara.

Tashmë në disa pjesë të qytetit është kthyer jeta normale, ndërsa refugjatët kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre.

(Foto: Getty Images)

Qyteti i vjetër i Mosulit është shkatërruar, mirëpo tash është duke u rindërtuar ngadalë.

"Këto janë shkatërrimet më të mëdha që i kamë parë gjatë të gjitha viteve të mia në UNHCR. Njerëzit këtu kanë humbur gjithçka", ka thënë Jolie, transmeton Reuters.

Aktorja punon për UNHCR që nga viti 2001, ndërsa kjo është vizita e saj e pestë në Irak. /Telegrafi/