Please enter at least 3 characters.

Izraeli publikon pamjet e bombardimit të objektivave të Hezbollahut në Liban

2023/11/lcimg-b30b7c5d-b604-42a5-b95f-59a445e87062.jpeg

Forcat Ajrore izraelite thonë se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në formë përgjigjeje pas të shtënave që erdhën sot nga Libani.

Ai publikoi pamjet që duket se tregojnë sulmet në pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Sulmet ajrore u kryen "në të njëjtën kohë me sulmet tokësore duke përdorur zjarr artilerie dhe tanke", tha forcat ajrore.

Ai tha se "infrastrukturat terroriste, magazinat e raketave dhe komplekset" të përdorura nga Hezbollahu ishin ndër objektivat.

Tymi i zi mund të shihet duke dalë nga fshati libanez Aita al Shaab - një nga më të goditurit nga bombardimet izraelite.

Ndryshe, Hezbollahu ka njoftuar se për momentin nuk do të merr pjesë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në rripin e Gazës. /Telegrafi/