Italia emëron trajnerin e përkohshëm të kombëtares
FIGC ka konfirmuar se trajneri i Italisë U21, Silvio Baldini, do të marrë drejtimin e përkohshëm të kombëtares për dy ndeshjet miqësore të qershorit 2026, kundër Greqisë dhe Luksemburgut.
Vendimi vjen pas dorëheqjes së trajnerit Gennaro Gattuso dhe presidentit të federatës, Gabriele Gravina, pas eliminimit të Italisë nga play-off-i i Kupës së Botës.
Me zgjedhjen e presidentit të ri të FIGC-së të planifikuar për më 22 qershor, emërimi i një trajneri të ri të përhershëm për “Azzurrët” do të bëhet vetëm pas këtij procesi.
Për shkak të afatit të afërt të ndeshjeve miqësore, federata ka vendosur t’i besojë drejtimin Baldinit në mënyrë të përkohshme.
Italia do të luajë fillimisht më 3 qershor në udhëtim ndaj Luksemburgut në “Stade de Luxembourg”, ndërsa më 7 qershor do të përballet me Greqinë në stadiumin “Pankritio” në Candia.
Kombëtarja italiane pritet të rikthehet në garat zyrtare në shtator 2026, kur do të nisë aventurën në Ligën e Kombeve, ku bën pjesë në Grupin 1 së bashku me Francën, Belgjikën dhe Turqinë. /Telegrafi/


