Please enter at least 3 characters.

Ish-trajneri i Cityt, Pellegrini kandidat për ta zënë vendin e Wenger

2018/03/PelelgriniWenger-e1520441821513.jpg
308:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 08: Manuel Pellegrini, Manager of Manchester City (r) and Arsene Wenger, Manager of Arsenal look on during the Barclays Premier League match between Manchester City and Arsenal at the Etihad Stadium on May 8, 2016 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manuel Pellegrini është në listën e ngushtë të kandidatëve për zëvendësimin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Arsenalit.

Pas rezultateve zhgënjyese të Topçinjve, vazhdimisht po shtohet thashethemet se klubi do ta largojë francezin në fund të sezonit, edhe pse ai ka kontratë edhe për një sezon tjetër.

(Foto: Getty Images)

Arsenali është sërish në rrezik që të mungojë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet 13 pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Tottenham Hotspur.

Sipas La Cuarta, Pellegrini është një nga favoritët e klubit anglez për ta marrë drejtimin e skuadrës.

(Foto: Getty Images)

"Arsenali është një mundësi e vërtetë", ka thënë një burim i afërt me ish-trajnerin e Manchester Cityt për gazetën kiliane, La Cuarta.

"Manuel është një emër i respektuar në Ligën Premier, prej kur e ka fituar titullin me Manchester Cityn. Arsenali tashmë i ka opsionet e veta", ka shtuar burimi.

Pellegrini aktualisht është trajner i klubit kinez, Hebei China Fortune, me të cilin ka kontratë deri në muajin nëntor. /Telegrafi/