Interi me ofertë zyrtare për transferimin e De Paul
231:"UDINE, ITALY - DECEMBER 07: Rodrigo De Paul of Udinese Calcio reacts during the Serie A match between Udinese Calcio and SSC Napoli at Stadio Friuli on December 7, 2019 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Rodrigo De Paul. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images
12/12/2019
Rodrigo De Paul pritet t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori ofensivë i Udineses është kërkesë e Antonio Contes i cili me ngulm kërkon ta afrojë në skuadër.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe ofertën që Interi e ka bërë në drejtim të Udineses për De Paul.
Zikaltërtit kanë ofruar shtatë milionë euro për huazimin e lojtarit në janar ndërsa do të kenë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro të tjera.
25-vjeçari prej tre vitesh po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë në Serie A me klubin friulan.
Gjithsesi në garë për të mbetën edhe skuadrat tjera si Roma, Milan, Fiorentina dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/


