Ilindeni, përpjekje për t’i ikur kombit artificial?!
Kjo festë bën thirrje që të gjithë maqedonasit të jenë bashkë nën një flamur të përbashkët, atë me diellin në mes dhe kuq e verdhë në sfond.
Ky flamur dhe kjo festë është baza e shtetit maqedonas, shtet që kritikohet me forcë nga ana e Greqisë, por edhe për identitet ka përplasje të forta me shtetin bullgar.
"Njerëzit janë duke luftuar pas të mirave materiale, politikës dhe shtetit. Por, a duhet të pranojmë se jemi bullgarë, që është bullgare festa Ilinden? Kjo nuk është ajo e vërteta”, ka thënë historiani Novica Veljanovski për REL.
Ndërsa historiani Todor Cepreganov mbron idenë se Maqedonia është një krijim i Titos dhe i Kominternës.
Cepreganov ka shtuar se si kudo nëpër Ballkan, edhe në Maqedoni historia vazhdon të politizohet, e ku partia në pushtet, VMRO-ja, është ajo që e politizon më së shumti. /Telegrafi/


