Please enter at least 3 characters.

Ibra lëndohet në stërvitje, dyshime për rikthim të një problemi të mëparshëm

2020/05/ZlatanIbrahimovics-2-e1590413582997.jpg
240:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 22: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on February 22, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim dhe mund të mungojë një kohë të gjatë nëse është serioz – raporton Sky Sport Italia.

Sipas mediumit italian, 38-vjeçari nuk dukej aspak i kënaqur me rastin e largimit nga stërvitjet në Milanello ditën e hënë.

“Sot, Ibra është ndalur gjatë një ndeshjeje stërvitore në fund të seancës. Pas përfundimit, peshoi në këmbë dhe ndjeu diçka në muskulin e pasmë të poshtëm, me të cilin ka pasur problem ndërmjet janarit dhe shkurtit”.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ekziston dyshim konkret për tërheqje, mirëpo edhe frikë për problem me tetivën e Akilit. Duhet të kemi kujdes se çfarë po themi, por duhet ta themi”, ka deklaruar gazetari i Sky Sport Italia, Peppe Di Stefano.

Ekzaminimet mjekësore pritet të bëhen së shpejti, në mënyrë që të përcaktohet gjendja fizike e lojtarit. /Telegrafi/