Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj, shqiptarëve në Mal të Zi: Përmes votës fuqizoni veten

2020/08/Enver-Hoxhaj-27-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

"Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti. Prandaj edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian!"

"Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi", ka shkruar Hoxhaj.