Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime

2019/03/53740608_363769117800943_4390618859086807040_n.png

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se të gjithë "ata që në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime".

Më poshtë mund ta lexoni postim e saj të plotë:

Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.

Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s'kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.

Fat i mirë që askush s'ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë.

Na duhet t'i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar. /Telegrafi/