Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s

2024/04/Ramush-Haradinaj-interviste-foto-Ridvan-Slivova-10-e1714561123181.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi një ditë më parë në imazhet e publikuara në rrjetin social të LVV-së nuk kanë figuruar automjetet e KFOR-it, të cilat ishin të pranishme gjatë aksionit së kërkim shkpëtimit të 33 vjeçarit në liqenin e Ujmanit.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën.

“Vendimet e marrura në koordinim me aleatët tanë janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes së tij. Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu i shprehu ngushëllime familjes së qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit.

“Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjarëve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/