Please enter at least 3 characters.

Hajvalia mposhtë Kosovën e Zurichut

2016/01/hajvalia-mposht-euml-kosov-euml-n-e-zurichut_hd.jpg

Skuadra e cila për kryetar ka këngëtarin me famë të madhe Mehdin Përgjegjaj – Meda, ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në Zvicër.

Hajvalia është takuar me skuadrën shqiptare Kosovën e Zurichut, për ta mposhtur atë me rezultat të ngushtë 3-2.

Golat për fitoren e Hajvalisë u shënuan nga Fillim Guraziu, mesfushori Shkëlqim Pacolli dhe mbrojtësi Liridon Leci.

Hajvalia gjatë fazës përgatitore në Zvicër kas luajtur edhe ndaj Dardanisë së Baselit, ku ka fituar 2:0, derisa nga skuadra e Superligës së Zvicrës Sion, pësoi me rezultat 5:1. /Telegrafi/