Please enter at least 3 characters.

Gruaja amerikane lindi fëmijën 6.6 kilogramë dhe 60 centimetra të gjatë, informacionin dhe fotografitë i bëri të ditura në TikTok

2021/04/Shans.jpg

Një nënë është bërë një sensacion në TikTok pasi ndau historinë e lindjes së djalit të saj – dhe se si ai peshonte 6.6 kilogramë si një i porsalindur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja amerikane, përdoruese e TikTok-ut, iu përgjigj një sfide të medieve sociale, se kush kishte fëmijën më të madh, pas lindjes.

Shans besoi se mund ta fitonte këtë garë, pasi djali i saj i dytë peshonte më shumë se dy herë se sa duhet të peshojë një foshnje pas lindjes.

Gruaja zbuloi se djali i saj peshonte 6.6 kilogramë dhe ishte i gjatë 60 centimetra.

Në një video tjetër në TikTok, Shans zbuloi se tani djali i saj është pesë vjeç, dhe që zotëron peshë dhe gjatësi normale për moshën e tij. /Telegrafi/