Goli i Desire Doue e dërgon PSG-në në pushim me epërsi
Pjesa e parë e përballjes mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool u karakterizua nga dominimi i skuadrës franceze, e cila shkoi në pushim me avantazh 1-0.
Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 11-të, kur Desire Doué realizoi një aksion individual mjaft të bukur, duke kaluar disa mbrojtës dhe duke goditur nga distanca. Topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë pa mundësi reagimi portierin.
🚨🇪🇺 DESIRE DOUE OPENS THE SCORING FOR PSG!
PSG 1-0 Liverpool. pic.twitter.com/aCTKYeaOXt
— 𝗙𝗔𝗠𝗢𝗨𝗦 𝗧𝗩 📺 (@Famoustv0237) April 8, 2026
PSG vazhdoi të krijojë raste të shumta, me Kvaratskhelian që provoi me një goditje volej në minutën e 32-të dhe Doué që u gjend përballë portierit në minutën e 37-të, por në të dy rastet u ndal nga pritjet e shkëlqyera të Giorgi Mamardashvilit.
Edhe Dembélé në minutën e 42-të ishte pranë golit, por portieri i Liverpoolit reagoi sërish në mënyrë fantastike.
Nga ana tjetër, Liverpool nuk arriti të krijojë raste serioze shënimi, duke u përballur me presion të vazhdueshëm nga vendasit.
⏸️ En tête à la pause !#PSGLIV 1-0 I #UCLpic.twitter.com/2NzKYFyy98
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 8, 2026
Në përgjithësi, ishte një pjesë e parë e kontrolluar nga PSG, që me meritë mban avantazhin minimal para pjesës së dytë. /Telegrafi/


