Please enter at least 3 characters.

Gjiko dhe Fifi bëjnë paralajmërimin e këngës së re

2022/07/gjiko-e1656851094225.png

Një tjetër hit do të publikohet gjatë kësaj kohe edhe nga artistët e njohur shqiptarë, Asdren Gjikolli - Gjiko dhe Filloreta Raçi-Fifi.

Dyshja, të cilët pëlqehen në masë të madhe nga publiku, bëjnë me dije se kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

Këtë e kanë njoftuar përmes postimeve që kanë shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Facebook

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, besohet që do të lansohet shumë shpejt.

Reperi pejan momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës “Kce”, të cilën e solli në maj në duet me Majkun.

Foto: Screenshot/Facebook

Fifi nga ana tjetër të fundit këngë e publikoi dy muaj me parë me Gent Fatalin.

Këto dy projekte kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/