Gjendet pa shenja jete një person në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
28/10/2025
Një person është gjetur pa shenja jetë të hënën rreth orës 15:30 në shtëpinë e tij, në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Mitrovicë Veri 27.10.2025-15:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/


