Please enter at least 3 characters.

Gjendet një predhë e minahedhësit në Rahovec

2021/07/gjendet-e-pashperthyer-nje-predhe-e-minahedhesit-ne-prizren_5c248cc96a7d1.jpeg

Në fshatin Opterushë të Rahovecit një person ka raportuar në polici se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer, që dyshohet të jetë predhë e minahedhësit.

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, gjersa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë. /Telegrafi/