Please enter at least 3 characters.

Gjashtë ushtrime të cilat do t’jua forcojnë shpinën

2019/12/5a1a5339b2d6b_o_5a1a5245b7936_6_Exercises_to_Strengthen_Your_Back___Class_FitSugar.jpg

Këto ushtrime nuk kërkojnë punë me pesha, andaj mund t’i bëni edhe në shtëpinë tuaj...

Nëse nuk keni probleme me shpinën dhe konsideroni që shpina nuk ju është mjaft e qëndrueshme dhe e fortë, atëherë patjetër duhet t’i bëni këto ushtrime, transmeton Telegrafi.

Këtu nuk është fjala për ushtrimet të cilat bëhen me pesha dhe të cilat do t’ju ndihmojnë të shtoni masën e shpinës suaj dhe definimin e saj. Fjala është për ushtrimet të cilat janë të lehta dhe të thjeshta dhe të cilat mund t’i bëni në cilindo vend qoftë.

Qëllimi i këtyre ushtrimeve është që në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë t’i aktivizoni muskujt e shpinës suaj dhe t’u mundësoni aktivitetin ditor i cili ju është i nevojshëm.

Këto ushtrime duhet t’i bëni çdo ditë, sepse bazohen në shtrirje, andaj janë të shkëlqyeshme si ritual mëngjesor, i cili do t’ju zgjojë dhe do t’ju kthjellë.

Shikoni këtë video e cila do t’ju tregojë qartë si bëhen këto ushtrime.

/Telegrafi/