Getafe – Real Madrid, formacionet zyrtare të derbit madrilen
Getafe dhe Real Madrid si rrallë herë më parë do të përballen me njëra tjetrën me pozita të afërta në tabelë.
Befasia më e këndshme e këtij edicioni në La Liga, Getafe aktualisht është në pozitën e katërt në tabelë me 54 pikë, 10 pikë më pak se Real Madridi dhe një pozitë më poshtë.
Derbi madrilen pritet të jetë shumë interesant, për faktin se Getafes i duhet medoemos fitorja për të qenë e qetë në pozitën e katërt.
Ndërkohë Mbretërit janë të qetë në pozitën e tretë dhe synojnë që me një fitore t’i bëjnë presion Atleticos për pozitën e dytë.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet e ndeshjes që pritet të fillojë nga ora 21:30.
Formacionet zyrtare:
Getafe: Soria, Bruno, Cabrera, Mata, Olivera, Arambarri, Molina, Maksimovic, Miquel, Damian, Hugo Duro.
Real Madrid: Navas, Carvajal, Varane, Nacho, Reguilon, Casemiro, Valverde, Brahim Diaz, Isco, Bale, Benzema. /Telegrafi/


