Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Më pak dhemb therja me thikë sesa ai gol

2017/12/Gattuso-2-e1512335623937.jpg
237:"BENEVENTO, ITALY - DECEMBER 03: Head coach of Milan Gennaro Gattuso during the Serie A match between Benevento Calcio and AC Milan at Stadio Ciro Vigorito on December 3, 2017 in Benevento, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Gennaro Gattuso ka pranuar se më pak do të dhembte therja me thikë sesa goli i pranuar në minutën e 95-të nga portieri i Beneventos.

Milani ishte në epërsi prej 2-1 deri në minutën e pestë shtesë, kur skuadra e fundit në tabelë e barazoi rezultatin (2-2), edhe atë me anë të portierit.

Kjo ishte ndeshja e parë e ish-mesfushorit italian si trajner i Rossonerëve, ku e zuri vendin e Vincenzo Montellas.

(Foto: Getty Images)

"Dhemb, mund ta them këtë. Therja do të ishte më pak e dhimbshme se ky gol".

"Vuajtëm në 15 minutat e fundit, mirëpo pranuam një gol bizar. Asnjëherë nuk kisha pritur të pranonim gol në sekondat e fundit dhe golashënues të ishte portieri kundërshtar".

"Ne jemi Milani dhe duhet të japim më shumë, sepse niveli aktual nuk është i mjaftueshëm".

(Foto: Getty Images)

"Ishte ndeshja ime e parë si trajner i Milanit, një skuadër që e kam përfaqësuar për shumë vite".

"Mendova se i kishim dhënë fund, mirëpo e bëmë atë gabim naiv me dhënien e gjuajtjes së lirë përmes Ignazio Abates".

"Dhemb dhe ne jemi duke i shëruar plagët", ka deklaruar Gattusso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/