Please enter at least 3 characters.

Gasso dhe DJ Escoman në xhirimet e klipit të ri "Lej skenat"

2018/11/aq2.jpg

Këngëtari i ri Gasso, është drejt finalizimit të projektit të tij më të ri muzikor.

"Lej skenat" titullohet kjo këngë e cila do të jetë bashkëpunim me DJ Escoman.

Kjo këngë pritet të jetë mjaft ritmike, me tendencë për tu bërë një nga hitet e sezonës.

Në rrjetet sociale, janë publikuar disa nga fotografitë e xhirimeve të klipit, në të cilin dyshja do të vijnë mjaft me stil.

Gasso është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, e koncerte të ndryshme.

Këngëtari nga Kosova, është i njohur edhe për bashkëpunimet e tij me emra të shumtë të estradës. /Telegrafi/