Please enter at least 3 characters.

Garrett - Ilievskit: Rezultatet zgjedhore nuk janë manipuluar, madje janë pranuar nga të gjitha partitë

2017/01/Charles-Garrett.jpg

Javorja Fokus bën të ditur se Ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, ka replikuar me njërin nga udhëheqësit e protestave të ''Për Maqedoni të Përbashkët'', Bogdan Ilievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ilievski ka shtruar pyetjen nëse ambasadori Garrett ka thënë se veprimet në Kuvendin e Maqedonisë janë kundërproduktive për demokracinë në Maqedoni.

Garrett është përgjigjur me një pohim dhe një pyetje.

''Po. Si mundet që veprimet e tanishme në Kuvend të ndihmojnë që të vihet deri te zgjidhja demokratike bazuar në rezultatet e dhjetorit?'', është përgjigjur Garrett.

Debati ka vazhduar dhe Ilievski është shprehur se zgjedhjet janë manipuluar dhe se zgjidhja më e mirë është zgjedhje të reja.

Mirëpo, Garrett ka reaguar sërish duke deklaruar se rezultati zgjedhor është pranuar nga të gjithë.

''Rezultatet nuk janë manipuluar. Të gjitha partitë i pranuan si të besueshme dhe si themel për formimin e qeverisë'', ka cicëruar Garrett./Telegrafi/