Please enter at least 3 characters.

Formacioni i javës së dytë në Serie A, dominon Interi (Foto)

2017/08/RomavFCInternazionaleSerieUvDZwI1jJaUx-e1503988253566.jpg

Java e dytë në Serie A ka konfirmuar edhe një herë rivalitetin e argjentinasve, atë të Paulo Dybalas e Mauro Icardit.

Të dy ishin vendimtar, të dy ishin më të mirë këtë javë në kampionatin. Por, me këtë rast është konfirmuar edhe Suso, i cili vazhdon të jep shumë për Milanin, këtë herë ndaj Crotones.

Por, skuadra me më së shumti lojtarë në formacionin e javës së dytë të përpiluar nga TuttoMercatoWeb është Interi.

Zikaltrit paraqiten me katër lojtarë: Icardi, Ivan Perisic, Joao Mario dhe Milan Skriniar.

Befasi është Bologna me dy lojtarë, por edhe SPAL me një, ndërsa më poshtë keni formacionin e plotë. /Telegrafi/