Formacionet startuese: Atletico synon tjetër triumf ndaj Villarrealit
29/08/2021
Atletico Madridi është nikoqir i Villarrealit në javën e tretë të kampionatit spanjoll, La Liga.
Kampioni në fuqi ka regjistruar dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluar dhe do ta kërkojë triumfin e tretë në Estadio Wanda Metropolitano.
Në anën tjetër, Nëndetësja e Verdhë ka barazuar në dy sfidat e para dhe nuk do t’ia bëjë lehtë ekipit kryeqytetas.
Nuk do të mungojë edhe një përballje e taktikave ndërmjet trajnerëve Diego Simeone dhe Unai Emery.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Trippier, Savic, Gimenez, Hermoso, Llorente, Koke, Lemar, Carrasco, Correa, Suarez.
/Telegrafi/


