Please enter at least 3 characters.

Filmi që denoncon abuzimet e Kishës

2016/01/rreth-10-mij-euml-pedofil-euml-me-faqe-anonime-n-euml-internet_hd.jpg

Një nga regjisorët më të famshëm francezë prezantoi një dramë të re të bazuar te viktimat e abuzimeve seksuale në Kishën Katolike.

Francois Ozon ka punuar prej vitesh fshehtazi për “By the Grace of God” (Me vullnetin e Zotit), që u duartrokit në Festivalin e Filmit në Berlin.

Para premierës, një nga priftërinjtë e akuzuar për keqtrajtimin më shumë se 80 djemve, Bernard Preynat, u paraqit në gjykatë për të kërkuar që filmi të mos shfaqej deri pas përfundimit të procesit gjyqësor që duhet të fillojë këtë vit. /TCH/