Please enter at least 3 characters.

Fifi shkëlqen në natën e parë të "Kënga Magjike", duartrokitet ngrohtë nga publiku për interpretimin e saj

2019/12/fif-e1575491362205.jpg

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi - Fifi është ngjitur mbrëmjen e së mërkurën në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e parë të festivalit "Kënga Magjike 2019".

Ajo ka interpretuar live këngën e saj "Marova", e cila është pa dyshim një prej këngëve më premtuese të këtij edicioni të festivalit.

E veshur në të zeza dhe plot me emocione, këngëtarja i befasoi të gjithë me interpretimin e saj korrekt.

Duartrokitjet e publikut nuk munguan gjatë gjithë interpretimit të saj, teksa ato ishin edhe më të shumta kur performanca e saj mbaroi.

"Faleminderit, ju dua shumë", ishin fjalët e këngëtares pas mbarimit të këngës së saj.

Ky edicion i festivalit "Kënga Magjike" është realizuar nën moton "Këndojmë për të ndërtuar", pasi të ardhurat e biletave për tri netët finale të festivalit, do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë të një familje të prekur nga tërmetet e fundit që goditën shtetit shqiptar. /Telegrafi/