Ferdinand: Schneiderlin, përforcim i madh për Unitedin
30/06/2015
United arriti që ta mposhtë konkurrencën e Arsenalit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të përfaqësueses franceze dhe Ferdinand beson se ai është një përforcim i mirë për klubin.
“Ai është një lojtar i cili do t’i japë shumë Manchester Unitedit. Ai ka forcë, mund të pasojë mirë topin në mes të fushës dhe mund ta dërgojë topin nga mbrojtja në sulm”, ka thënë fillimisht Ferdinand.
“Ai është një lojtar i mirë dhe një përforcim i madh për skuadrën, veçanërisht nëse lëndohet dikush si Michael Carrick, i cili ka aq shumë ndikim te Unitedi. Ky djalosh mund të futet dhe ta mbulojë atë. Ai është një lojtar shumë i mirë”, ka shtuar anglezi. /Telegrafi/


