Please enter at least 3 characters.

FBK-ja nominon edhe Prishtinën për BIBL, Peja në udhëkryq

2016/01/fbk-ja-nominon-edhe-prishtin-euml-n-p-euml-r-bibl-peja-n-euml-udh-euml-kryq_hd.jpg

BIBL-i ndërkohë ka ftuar Pejën të jetë pjesëmarrëse, dhe ky hezitim i FBK-së për ta nominuar ka bërë që të acarohen marrëdhëniet mes këtyre dy organizatave të basketbollit.

Federata e Basketbollit e Kosovës, të mërkurën, ka nominuar Sigal Prishtinën për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, gjë që është konfirmuar edhe në uebfaqen zyrtare të kësaj lige. Sigal Prishtina është kampione e Ligës Ballkanike për edicionin 2014/15, por nga FBK-ja është nominuar për pjesëmarrje edhe në EuroCup.

Ky është nominimi i dytë i FBK-së për skuadrat kosovare që të luajnë në BIBL sezonin e ardhshëm, pasi më herët ka nominuar edhe Bashkimin. Por njëjtë nuk ka vepruar me skuadrën e Pejës, shkruan sot Koha Ditore.
FBK-ja ka lënë pezull nominimin e ekipit pejan, megjithëse krerët e Ligës Ballkanike kanë shprehur gatishmërinë për ta pranuar Pejën që më herët është përjashtuar nga elita e basketbollit kosovar.

Pikërisht për shkak të Pejës, FBK-ja është futur "në bela" me Ligën Ballkanike. BIBL-i ka kërkuar nominimin e Pejës gjatë këtyre ditëve, derisa FBK-ja ka insistuar se do të jap një përgjigje më së largu deri më 1 gusht.