Please enter at least 3 characters.

Fansi paguan 160 mijë dollarë për të shikuar një episod të Game of Thrones në shoqërinë e Emilia Clarke

2018/01/EmiliaClarke-1-e1515515234555.jpg
219:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 06: Emilia Clarke attends The BAFTA Los Angeles Tea Party at Four Seasons Hotel Los Angeles at Beverly Hills on January 6, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Jesse Grant/Getty Images)
12:"Getty Images

Një fans anonim i "Game of Thrones" ka paguar 160.000 dollarë në ankandin e Sean Pennit për të shikuar vetëm një episod të serialit të popullarizuar në shoqërinë e aktores Emilia Clarke - njëra prej yjeve kryesore të serisë televizive.

Është interesante se hamshori hollivudian, Brad Pitt, njëherësh një fans i madh i serialit, e ka nisur ankandin me 80.000 dollarë.

(Foto: Getty Images)

Në konkurrim me fansin e pasur, ai u desh ta ngrejë ofertën në 90.000 dollarë, pastaj në 120.000 dollarë.

Megjithatë, konkurrimi mori fund kur fansi anonim ofroi 160.000 dollarë dhe e siguroi ta shikonte një episod të "Game of Thrones" në shoqërinë e aktores së njohur.

Gjatë konkurrimit interesant, Emilia, e cila në serial luan rolin e Khaleesit, qeshte në publik.

(Foto: Getty Images)

Ankandi i Sean Pennit është organizuar në Milk Studios në Los Angeles. Të gjitha paratë e grumbulluara do të dhurohen për qëllime humanitare përmes organizatës Haitian Relief.

Në ankand ishin të pranishëm shumë pasanikë dhe personalitete të njohura, si Jeff Bezos Lena Dunham, Arnold Schwarzenegger, Jason Segel, Connie Britton, Patricia Arquette, Mark Burnett, Roma Doëney e Leonardo DiCaprio.

Me këtë rast, DiCaprios iu nda një çmim i veçantë për angazhimin e tij kundër ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)