Please enter at least 3 characters.

Enca merr poza në një lokal të Tiranës, i referohet vetes si yll

2020/05/enca-2.png

Enca Haxhia vazhdon të mbetet njëra nga artistet më të përfolura në rrjetet sociale për shkak të linjave trupore të saj.

Ajo sjell gjithmonë poza atraktive e tërheqëse për 2.2 milionë ndjekësit e saj, duke e bërë njërën nga personazhet shqiptare më të ndjekura.

Tani që masat ndaj pandemisë coronavirus janë zbutur, Enca është parë duke marrë poza në një lokal të Tiranës.

E veshur me një fustan të zi, ajo i ka bashkangjitur pamjes një grim të rëndë, ndërsa flokët i ka lënë të lira mbi supe.

"Ç'është ky yll", ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e videos që e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Ndërkaq, krijuesja e hitit "A pot pëlqen" i ka paralajmëruar fansat se është duke punuar në albumin e saj të dytë. /Telegrafi/