Please enter at least 3 characters.

Edhe Robin Krasniqi stërvitet në ujë

2018/04/RobinKrasniqi.jpg
182:"LONDON, ENGLAND - APRIL 17: Robin Krasniqi poses during a media workout at the Stonebridge ABC Boxing Gym on April 17, 2013 in London, England. (Photo by Scott Heavey/Getty Images)
12:"Getty Images

Haxhi 'Robin' Krasniqi ka vazhduar t'i mbajë të informuar fansat e tij për llojet e ushtrimeve që i praktikon.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shihet duke u stërvitur në ujë - stërvitje që janë aplikuar edhe nga Anthony Joshua dhe legjenda Muhammad Ali.

"Stërvitje boksi në ujë", ka shkruar Krasniqi pranë videos së publikuar në Instagram.

Kujtojmë që boksieri shqiptar në fillim të muajit shkurt fitoi duelin përballë polakut Bartlomiej Grafka.

Në duelin e zhvilluar në Halle të Gjermanisë, boksieri nga Juniku u tregua më i fortë se kundërshtari duke fituar pas 10 raundeve.

Ai triumf i dha mundësinë që Krasniqi të bëjë tentativën e tretë për ta kërkuar titullin e botës në kategorinë e peshave të mesme.

Ndërsa kohë pas kohe, në rrjetet sociale, ai ka publikuar video të ndryshme nga stërvitjet e tij.

Disa prej tyre mund t'i shikoni më poshtë. /Telegrafi/