Please enter at least 3 characters.

E kryer: Baba do të nënshkruaj me Romën

2016/01/e-kryer-baba-do-t-euml-n-euml-nshkruaj-me-rom-euml-n_hd.jpg

Ganezi, Abdul Rahman Baba, pritet të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane Roma, pasi italianët kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman Augsburg.

Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për huazimin e talentit të ri ganez, Rahman Baba në Romë me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Skuadra nga kryeqyteti italian do të paguaj tetë milionë euro për huazimin e lojtarit dhe tetë milionë euro të tjera për kompletimin e transferimit vitin e ardhshëm.

Nga Roma janë larguar dy mbrojtësit e krahut të majtë, Federico Balzareti dhe greku Holebas që iu bashkua skuadrës angleze Watford. /Telegrafi/