Please enter at least 3 characters.

E gjithë skuadra e Slovan Bratislavës detyrohet të futet në karantinë në Ishujt Faroe

2020/08/29524f8b-fcef-4b91-b6ac-ac1d0d4b599c-scaled.jpg
286:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - NOVEMBER 07: The Slovan Bratislava club badge on a hat prior to the UEFA Europa League group K match between Wolverhampton Wanderers and Slovan Bratislava at Molineux on November 07, 2019 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra e Slovan Bratislavës është futur detyrimisht në karantinë në Ishujt Faore, pasi dy lojtarë të tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Me arritjen e tyre në ishull, lojtarët ishin testuar negativ me Coronavirus, para se të përballeshin me Kl Klaksvik në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Dy anëtarë i SK Slovan Bratislavës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe autoritetet lokale kanë vendosur të izolojnë të gjithë skuadrën”, thuhet në njoftim.

Skuadra sllovak tentoi që të luante me skuadrën e dytë, mirëpo në mesin e tyre kishte të infektuar.

Kështu, ndeshja është anuluar dhe skuadra do t’i kalojë dhjetë ditë në karantinë, ndërsa ndeshja pritet të përfundojë me rezultat zyrtar në të mirë të Kl Klaksvik. /Telegrafi/