Please enter at least 3 characters.

Dy të therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

2018/01/knife6-780x439.jpg

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona pasi që dyshohen për sulmin e shkaktuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me (thikë) dy viktima meshkuj duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Telegrafi/