Dy raste të dhunës në familje në 24 orë, Graçanicë dhe Klinë
27/04/2022
Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy raste të dhunës në familjes.
Sipas raportit rastet e dhunës kanë ndodhur në Graçanicë dhe Klinë.
Graçanicë 26.04.2022 – 19:03.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Fsh. Kryshevë, Klinë 26.04.2022 – 17:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


