Please enter at least 3 characters.

Dy policë sulmohen fizikisht në Manastir

2017/01/Policia-e-Maqedonise-2.jpg

Dy persona nga Manastiri, në gjendje të dehur kanë sulmuar disa shërbyes policor. Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri sa kanë qenë duke patrulluar, S.I (25) dhe M.R (24) nga Manastiri, i kanë kërcënuar verbalisht, e më pastaj edhe sulmuar fizikisht policët që kanë qenë në detyrë.

Në spitalin klinik të Manastirit janë dërguar policët e sulmuar, tek të cilët janë konstatuar lëndime trupore. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/