Please enter at least 3 characters.

Dumoshi: Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi

2016/10/VloraDumoshi.jpg

Këshilltarja e Kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se referimi duhet të jetë tek faktet dhe qëndrimet zyrtare të Kosovës dhe jo të Marko Gjuriqit.

“Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të shpërlajë kokat e ca mediave. T'i referohemi fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo propagandës fiktive të Beogradit të shpërfaqur përmes Gjuriqit”, ka shkruar ajo.