Please enter at least 3 characters.

Dua nuk e kishte pëlqyer emrin e saj si fëmijë, pasi gjithnjë duhej të tregonte se nga ishte

2018/04/DuaLipabrit-e1523807720575.jpg
154:"*** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** attends The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England.
13:"John Phillips

Dua Lipa ka treguar se si fëmijë, derisa rritej në Britani të Madhe nuk i pëlqente emri i saj.

Kjo për faktin se në secilin prezantim duhej të tregonte se kush ishte dhe nga vinte, ndërsa periudha në të cilën ndodhej Kosova ishte shumë e rëndë.

(Foto: Getty Images)

Emri 'Dua' kishte qenë sugjerim i gjyshes së këngëtares për të treguar vet kuptimin që ka në gjuhën shqipe.

"Tash jam krenare me të (emrin). Tash jam. Por, kur isha e vogël dëshiroja të më kishin quajtur Hannah, Sarah, Ella… diçka më normale".

"Duke qenë se me Dua duhet të sqarosh: 'Jam nga Kosova'", ka thënë këngëtarja për The Guardian duke shpjeguar më tej se menjëherë e etiketonin me luftën dhe tragjedinë që ndodhte në vendin e saj dhe se diçka e tillë ishte e rëndë për një fëmijë.

(Foto: Getty Images)

"One Kiss" është një prej projekteve më të fundit muzikore të Dua Lipës që e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris.

Kënga është publikuar në YouYube më 6 prill, ndërsa ka kaluar shifrën prej 15 milionë dëgjimesh. /Telegrafi/