Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa shkëlqen në Kanë

2019/05/5-166-e1558597219417.jpg

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bukuroshja 23-vjeçare bëri një arritje të bujshme të mërkurën, gjersa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e "And We Go Green".

Artistja shqiptare është paraqitur në një fustan të zi transparent, derisa e kishte kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë.

Dua Lipa në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto:Instagram/dualipa)

Dua Lipa në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto:Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Lipa tash e sa kohë ka ndalur koncertet pasi që është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.

Një këngë e re nga Dua pritet të publikohet shumë shpejt para fansave të shumtë që ajo numëron. /Telegrafi/