Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa proteston për Brexitin, del kundër vendimit të kryeministrit britanik

2019/08/brtis-e1567072239927.jpg
248:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Dua Lipa accepts the Grammy for Best New Artist during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Artistja me shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është gjithmonë e hapur me fansat e saj, dhe nuk heziton kurrë të shpreh hapur mendimet e saj lidhur me ngjarjet aktuale.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është kundër vendimit të Boris Johnsonit për të pezulluar parlamentin në prag të Brexit.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është duke u përballur me sfidën e parë të vështirë, kjo pasi qytetarë të shumtë kanë dalë rrugëve duke protestuar kundër një vendimi të tillë.

Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku shfaqet një maskotë e kryeministrit britanik, i cili duket sikur po hedh dhe në varrin, në pllakatën e së cili shkruhet: "Prehu në paqe demokracia e Britanisë".

Me këtë, artistja shqiptaro-britanike duket se ka vendosur të tregojë se edhe ajo është me popullatën, në përkrahje të mos pezullimit të parlamentit në këtë periudhë.

Dua vitin e kaluar në një intervistë për CNN, kishte folur hapur për Brexitin, duke thënë se të qenit nga Kosova, ka ndikuar në ditjen e vlerës së të qenit në BE, një mundësi të cilët atdhetarët e saj nuk e kanë pasur kurrë.

"Duke qenë nga Kosova, e kuptoj rëndësinë e të qenit në BE, për të qenit bashkë. Them se ata që votuan për të dalë, janë më të moshuar se ata që do të vuajnë pasojat", ishte shprehur Dua Lipa. /Telegrafi/