Please enter at least 3 characters.

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë

2017/10/policia11-e1514365753199.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:00 është dorëzuar në Polici, i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Është vetdorëzuar personi i dyshuar L.P 18 vjeç, për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Detajet dhe arsyet e vrasjes ende nuk dihen.

I ndjeri Shkëlqim Pllana kishte qenë futbollist i skuadrës KEK-u.